Draxler: Dua të largohem nga Wolfsburgu

2 Gusht 2016 - 23:31      

Reprezentuesi i Gjermanisë, Jualian Draxler, ka deklaruar haptas se dëshiron të largohet nga Wolfsburgu pas vetëm një sezoni me këtë klub.

Anësori 22-vjeçar kaloi te Wolfsburgu nga Schalke verën e shkuar duke refuzuar Juventusin e Arsenalin. Por, tani ai thotë se është i gatshëm të largohet.

“Kam folur haptas pas Euro 2016, me trajnerin Dieter Hecking, që dua të largohem nga Wolfsburgu. Trajneri e di këtë që tre javë”, ka thënë ai për “Bild”.

“Dy ditë pas humbjes në gjysmëfinale të Europianit nga Franca, i thash se dua të largohem. Isha i siguruar në gushtin e shkuar se mund të largohem nga Wolfsburgu kur të më jepet rasti, nga trajneri dhe drejtori Klaus Allofs. Ishte diskutim i qartë se do të doja të kaloja në një top klub ndërkombëtar nëse vjen rasti”, ka shtuar ai.

Draxler ka kontratë me Wolfsburgun deri më 2020.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...