2 Gusht 2016 - 22:29
Unitedi nesër do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Evertonin për nder të Rooneyt, i cili deri më tani ka zhvilluar 520 ndeshje për klubin nga Manchesteri.
Një ditë para kësaj miqësoreje, Ferguson ka lavdëruar Rooneyn duke thënë se anglezi mund të krahasohet me legjendën Bobby Charlton.
“Rooney ishte një transferim interesant. U realizua menjëherë pasi largova nga mendja idenë e pensionimit dhe rimendova se si ta shpie klubin përpara”, ka thënë Sir Alex.
“Kur vendosa të pensionohem, nuk mendova më, por kur vendosa të vazhdoj, isha i përqendruar që të sjell energji të re duke transferuar lojtarë të rinj”.
“Aty ishte Cristiano Ronaldo, pastaj ishte Rooney. Ishte periudhë fantastike. Të dy ishin të pabesueshëm. Rooney hyri në ekipin e parë edhe pse ishte 18-vjeçar, dhe ka luajtur për Manchester Unitedin për 12 vjet, kjo është e vështirë në ditët e sotme”, ka shtuar Ferguson.
“Mendoj se lojtarët e shkëlqyer mund të luajnë në çfarëdo periudhe. Bobby Charlton do të ishte lojtar i madh në ditët e sotme ndërsa Wayne Rooney do të ishte i shkëlqyer në kohën e Charltonit”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...