2 Gusht 2016 - 18:12
Sky Sports raporton se gjermani është njëri prej lojtarëve që pritet të largohet nga Unitedi gjatë kësaj vere. 32-vjeçari besohet se ka paketuar gjërat e tij dhe shpejtë pritet të largohet nga klubi anglez.
Drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se Schweinsteigeri e ka derën e hapur nëse vendos të kthehet në Bavari.
“Nëse ai shfaq dëshirën për rikthim, atëherë ne do të flasim me të për këtë punë”, ka thënë Rummenigge për Bild-in.
Rummenigge ka thënë se mesfushori gjerman nuk do ta ketë të vështirë që të gjejë skuadër të re dhe duket se Schweinsteiger ka të ardhme te Bayerni edhe nëse ai vendos të pensionohet nga futbolli aktiv.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...