2 Gusht 2016 - 17:06
Sipas trajnerit të klubit francez, Bruno Genesio, lojtari mund të largohet drejt Arsenalit këtë verë.
Lyoni ditë më parë konfirmoi refuzimin e ofertës prej 30 milionë funtesh për sulmuesin, ndërsa tani raportohet se Arsenali do të bëjë ofertë të re për 25-vjeçarin.
“Ai mund të largohet nëse Lyoni pranon. Ka disa oferta që nuk mund të refuzohen. Dëshira ime si trajner është që lojtarët e mirë të qëndrojnë dhe Lacazette është shumë i rëndësishëm. Presidenti më ka siguruar se do ta mbajmë lojtarin, por nuk i dihet se çka do të ndodhë deri më 31 gusht”, ka thënë Genesio, raporton “SkySports”, transmeton koha.net.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...