
2 Gusht 2016 - 15:30
Për herë të parë në Premier Ligë do të jenë Pep Guardiola e Antonio Conte, përderisa Jose Mourinho ka marr drejtimin e Manchester Unitedit, kurse Klopp është duke udhëhequr Liverpoolin nga sezoni i kaluar pas shkarkimit të Brendan Rodgersit, transmeton Koha.net. Dhe këtyre iu shtohet tashmë trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger që ka përvojë mbi 20 vjeçare në ligën elitare angleze.
“Triumfi në Premier Ligë është sfida më e madhe për të gjithë këtyre trajnerëve. Ka më së shumti ekipe se në çdo ligë tjetër që mund ta fitojnë atë. Nëse jeni duke kërkuar sfidën më të madhe atëherë duhet të shkoni në Angli. Ky është dallimi 100 për qind”, thotë Klopp, raporton Goal.
“Nuk është se ata duan një punë të lehtë. Ata duan këtë, por është e vështirë. Sfida më e madhe nga të gjitha, sepse ka aq shumë që mund të fitojnë. Në vendet e tjera, vetëm një ekip është favoritë. Siç është Bayerni në Gjermani, i cili asnjëherë nuk humbë dhe për ta fituar titullin duhet të fitosh të gjitha ndeshjet e tjera dhe pastaj Bayernin”, shton ai.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...