2 Gusht 2016 - 13:46
Tenisti nga India, Paes, është duke marrë pjesë për herë të shtatë në Lojëra Olimpike, që është rekord në sportin e tenisit, shkruan CNN.
Seria e tij daton nga "Barcelona 1992", një epokë para internetit dhe ku bujë bëri skuadra e SHBA-së në basketboll e përbërë nga yjtë si Michael Jordan e Charles Barkley, përcjell Koha Ditore.
Ndonëse tash periudha ka ndryshuar, 43-vjeçari Paes është ende duke synuar medalje për Indinë.
"Siç thotë babai im, duhet të jesh pak i çmendur të luash në shtatë Lojëra Olimpike", ka thënë Paes, duke ia lënë meritat stafit të tij për këtë jetëgjatësi në sport. Aty përfshihet mjeshtri i tij në yoga që e ka prej 26 viteve përkrah, pastaj trajneri i tij i fitnesit prej 23 viteve dhe trajneri i tij me të cilin stërvit goditjet prej 19 viteve.
"Mosha është vetëm numër. Ajo që më shtyn është pasioni. Pasioni që të jem çdo gjë që mund të jem", thotë Paes.... (Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...