D'Almeida shtyn Brazilin të bjerë në dashuri me shigjetarinë

2 Gusht 2016 - 13:12      

Shigjetaria ende ka shumë punë për të bërë për t'u popullarizuar në Brazil, por Marcus D'Almeida planifikon që të ndërrojnë gjërat shpejt dhe kjo duke nisur nga Lojërat Olimpike "Rio de Janeiro 2016", shkruan Olympic.org.

"Unë vërtet dua të jem ambasador për zhvillimin e shigjetarisë në Brazil. Dua të shoh shumë fëmijë të marrin pjesë në garat e shigjetarisë, pasi sporti është pjesë e edukimit tonë. Nëse një ditë do të jem në gjendje të bëhem ambasador për këtë sport, atëherë do të ishte arritja ime më e madhe dhe do të isha shumë i lumtur. Shigjetaria më ka ndryshuar jetën për të mirë dhe shpresoj të bëj këtë edhe te shumë të tjerë në Brazil", ka thënë talenti 18-vjeçar, përcjell Koha Ditore.

D'Almeida është një shembull nga i cili duhet të mësohet. Që kur ka nisur të merret me këtë sport gjashtë vite më parë, ai ka fituar shumë trofe në skenën ndërkombëtare. Në vitin 2014 ai u bë garuesi më i ri që u kualifikua në një finale të Kupës së Botës në shigjetari, duke fituar të argjendtën.

Po ashtu ka fituar tri medalje të arta në Lojërat e Amerikës së Jugut në të njëjtin vit, por kulmi erdhi në Nanjing në Lojërat Olimpike për të Rinj, ku fitoi edhe një të argjendtë, duke u konfirmuar si një prej talenteve më të mëdhenj në botën e shigjetarisë.... (Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...