2 Gusht 2016 - 12:38
Të njëjtat re janë duke u mbledhur mbi Rio de Janeiro, ku këtë javë nisin Lojërat Olimpike, duke kërcënuar që të futen anëtarë të rinj në një klub të elitës që askush nuk dëshiron t'i bashkohet: sportistët të cilëve iu mohua medalja e artë apo edhe medalja, nga garuesit që ishin të dopinguar.
Babashoff kishte arritur në Lojërat Olimpike në Montreal në vitin 1976 me mundësi që të arrinte përformancën e Mark Spitzit të vitit 1972, i cili me shtatë medalje të arta u bë ikonë amerikane e sportit, përcjell Koha Ditore. Babashoff, një kolege e Spitzit në ato Lojëra në Munchen, notonte dukshëm më shpejt katër vite më vonë, por u desh të pajtohej me katër medalje të argjendta olimpike dhe një të artë në stafetë. Karriera e saj ishte bllokuar nga notaret gjermano-lindore që më vonë u zbuluan se kishin qenë viktima me padijeni të programit të dopingut të sponsorizuar nga shteti.
E turpëruar nga mediumet dhe e kritikuar nga zyrtarët e notit, pasi ajo kishte drejtuar gishtin te muskulatura e kundërshtareve gjermano-lindore, duke sugjeruar se ato po mashtronin, Babashoff u largua nga vëmendja për shumë dekada. Ajo rriti të birin, Adamin tash 30-vjeçar, si nënë beqare, dukshëm larg vëmendjes duke punuar si korriere në Kaliforni.
"Unë punova fort për atë që nuk e mora", thotë Babashoff. "Kam pasur një shije të ithët në gojën time për shumë vite".
Babashoff 59-vjeçare së fundi i është kthyer jetës publike.... (Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...