2 Gusht 2016 - 11:28
Mësohet se skuadra angleze tashmë ka nisur negociatat me Olympiacosin, që ka kontratë me Kasamin deri në vitin 2018, përcjell Koha Ditore. Nottinghami është i gatshëm të ofrojë pesë milionë euro për Kasamin, por Olympiacosi dëshiron ta mbajë lojtarin.
Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë skuadra angleze do të kërkojë huazimin e Kasamit me detyrim blerjeje të kartonit të tij në fund të edicionit 2016/17. Kasami 24-vjeçar, prej vitit 2014, luan te Olympiacosi kur u transferua nga skuadra e Fulhamit.
Edicionin e shkuar Kasami shënoi katër gola në 30 paraqitje dhe ndihmoi Olympiacosin të mbrojë titullin e kampionit. Ai më herët, karrierë ka bërë edhe te Bellinzona e Palermo. Interesim për Kasamin së fundi kanë treguar edhe skuadrat nga Serie A.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...