
2 Gusht 2016 - 08:55
Faza e parë kishte të bënte me përgatitjet dhe ajo u krye sipas planit, thotë Krasniqi, ndërkohë që faza e dytë ka të bëjë me shumë ndeshje miqësore, kurse e treta dhe më e rëndësishmja, ka të bëjë me ndeshjet eliminatore, që nisin më 31 gusht, shkruan Koha Ditore.
Krasniqi ka treguar se nga 7 korriku kur nisën përgatitjet për ndeshjet eliminatore të "Eurobasket 2017", u zhvilluan 33 seanca stërvitore.
Në eliminatore, Kosova bën pjesë në Grupin E së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë dhe vetëm vendi i parë kualifikohet direkt. Kualifikohen edhe katër ekipet më të mira të dyta nëpër grupe.
Pengesa e vetme në këtë rrugëtim, është mospërgjigjja e disa lojtarëve të ftuar.
"Në bazë të listës që kemi projektuar, fatkeqësisht nuk kanë ardhur shtatë lojtarë për arsye të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se ata Kosovës nuk do t'i bashkohen në të ardhmen. Ideja ka qenë që ekipi A të ketë një strukturë dhe organizim të mirëfilltë, i cili është i domosdoshëm edhe për të ardhmen", është shprehur Krasniqi.... (Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...