2 Gusht 2016 - 08:50
Qendra 31-vjeçare është natyralizuar së fundi dhe do të ndihmojë Kosovën në ndeshjet eliminatore të "Eurobasket 2017", shkruan Koha Ditore.
Amerikani, që prej edicionit 2007/08 bën karrierë në Evropë, njihet me nofkën "Captain America", pasi sa herë bën ngulitje, kthehet nga tifozët dhe i përshëndet në mënyrë ushtarake. Ai thotë se një gjë të tillë do ta vazhdojë ta bëjë edhe për tifozët e Kosovës.
"Më quajnë ashtu, pasi sa herë që bëj ngulitje kthehem nga tifozët dhe bëj përshëndetje ushtarake. Është një gjë, të cilën e kam bërë gjithmonë. Do të vazhdoj ta bëj edhe për tifozët e Kosovës, pasi dua që ata të jenë të kënaqur me mua dhe ekipin", ka thënë Doellman.... (Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...