“Kosova ëndërr për mua, ata që e refuzuan ndoshta nuk e ndjejnë” [video]

1 Gusht 2016 - 21:21      

Njëri nga lojtarët kryesorë të Kosovës në kualifikimet e Eurobasketit, është Dardan Berisha, basketbollisti më i mirë i Kosovës, në vitet e fundit.

Sezonin e kaluar Dardani me Prishtinën fitoi gjithçka, duke përmbyllë një tjetër edicion të suksesshëm në Kosovë.

Por ai edhe lojtarët e tjerë të Kosovës, tani para vetes kanë një sfidë të re, me përfaqësuesen në kualifikimet e Eurobasketit, që Kosova merr pjesë për herë të parë.

Dardani, e njeh skenën evropiane, pasi ka luajtur edhe me Poloninë, madje edhe në Eurobasket. Me t’u pranuar Kosova në FIBA, ka qenë ndër të parët që ka pranuar të luajë për Kosovën, ndërsa ka folur edhe për ata të cilët e kanë refuzuar përfaqësuesen, raporton KTV.

Pas katër vjetëve në Kosovë, Berisha i dha fund aventurës me Prishtinën dhe është në rrugë për t’u kthyer në Poloni, atje ku luajti për ekipet Polonia dhe Anwil. Ai është në bisedime me ekipin e ligës së parë, Polfarmex Kutno dhe shumë shpejt do të nënshkruajë kontratë me këtë skuadër.

Dardani nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Kosovë, si lojtar apo edhe për të ndihmuar më pas basketbollin e Kosovës në forma të ndryshme.

Deklaratën e tij të plotë dhënë KTV-së mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...