1 Gusht 2016 - 21:20
31-vjeçari nga Cincinnati i Amerikës, është lojtari kryesor i Barcelonës, njëra nga dy fuqitë e kampionatit spanjoll dhe skuadër që luan në Euroligë.
Doellman, i gjatë 206 cm pati mesatare prej 9.6 pikëve për lojë në Euroligë dhe 11.9 pikë në kampionatin spanjoll.
Tani këtë përvojë, “Captain America”, siç njihet nga Barcelona dhe tani edhe në Kosovë, do ta bartë edhe në përfaqësuesen e Kosovës.
Doellman do të jetë pjesë e Kosovës që nga kualifikimet për Eurobasket nga 31 gushti, por që rivalët i ka cilësuar të vështirë.
Në momentin, që kishte zgjedhur Kosovën, drejtuesit e basketbollit nga Spanja, nuk e kanë pritur mirë këtë vendim, pasi Spanja nuk e njeh Kosovën, por Doellman nuk do të merret me këtë punë.
Doellman ditë më parë vazhdoi kontratën me Barcelonën, por ai vazhdon të jetë pjesë e Kosovës, pasi ka kontratë me Federatën për tri vitet e ardhshme.
Ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për KTV-në të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...