Costa, nga vullnetarja në atlete olimpiste

1 Gusht 2016 - 12:32      

Duke u kualifikuar për garën e kërcimit me purtek në Lojërat Olimpike "Rio de Janeiro 2016", braziliania Joana Costa ka tejkaluar në mënyrë të madhe pritjet e saj.

Afro një muaj më parë, 35-vjeçarja po përgatitej që të ishte prezente në Lojërat Olimpike si vullnetare apo spektatore. Brazili ka një kandidate për medalje në kërcim me purtek, kampionen e botës të vitit 2011 Fabian Murer. Costa priste të kalonte kohën në "Rio 2016", duke përkrahur bashkëkombësen e vet dhe po ashtu duke punuar si vullnetare, shkruan Rio2016.com

Tash, pasi arriti standardin kualifikues për "Rio 2016", duke kaluar lartësinë 4.50 metra në kampionatin brazilian më 3 korrik, Costa siguroi ftesën e parë të saj për Lojëra Olimpike - një ftesë e vonshme si në aspektin e përgatitjes për garë ashtu edhe të karrierës së saj, përcjell Koha Ditore.

"Unë kam ëndërruar gjithë jetën të marr pjesë në Lojërat Olimpike. Por, në Rio prisja të shikoja dhe madje bleva bileta si për garat kualifikuese të meshkujve ashtu edhe të femrave në kërcim me purtek. Shpresoja të blija bileta edhe për gjimnastikë, por nuk munda t'i siguroja. Më pas u kualifikova. Familja ime do të përdorë disa nga biletat tash për të më shikuar mua. Pjesën tjetër do ta nxjerr në rishitje. Jam shumë e lumtur", thotë Costa….(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...