1 Gusht 2016 - 12:10
Vendi nga Karaibet ka fituar në total 67 medalje, 34 prej tyre të arta. Medalja e parë e artë është rrëmbyer nga Orlando Martinez në kategorinë bantam në "Munchen 1972", kurse dy të fundit janë fituar nga Robeisy Ramirez në kategorinë mizë dhe Roniel Iglesias në kategorinë gjysmëvelter në "Londra 2012", përcjell Koha Ditore shkrimin e Olympic.com.
Gjatë kësaj rruge, kubanët kanë nxjerrë disa prej boksierëve më të mirë në histori të boksit amator. Në krye të tyre ishte Teofilio Stevenson që doli kampion olimpik tri herë në kategorinë e rëndë, në vitin 1972, 1976 dhe 1980, ndërsa këtë "hat-trick" e përsëriti edhe Felix Savon nga viti 1992 deri në vitin 2000.
Këta emra legjendarë kanë një gjë shumë të rëndësishme të përbashkët me të rinjtë që do të përfaqësojnë Kubën në "Rio 2016": të gjithë janë produkte të palestrës së famshme "La Finca" në Havana, një palestër legjendare që ka mirëpritur shumë ekipe nga mbarë bota, që kanë qenë të interesuara të mësojnë nga një prej shkollave më të mira në këtë sport... (Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...