
1 Gusht 2016 - 09:34
Në njoftim, thuhet se FBK-ja, do të organizojë konferencë për shtyp në orën 15:30 në hotelin "Swiss Diamond", që do të mbahet në prag të fillimit të fazës së dytë përgatitore për eliminatoret e "Eurobasket 2017", shkruan Koha Ditore.
Në këtë konferencë, të pranishëm do të jenë të gjithë lojtarët, të cilët kanë filluar përgatitjet në fillim të muajit korrik nën urdhrat e përzgjedhësit Arben Krasniqi. Gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe amerikani i Barcelonës, Justin Doellman, që ditë më parë iu bashkua ekipit.
"Në orën 15:30 në Swiss Diamond Hotel mbahet konferenca për media e ekipit A të Përfaqësueses së Kosovës para fillimit të fazës së dytë të përgatitjeve për Eurobasket 2017", thuhet në njoftimin e FBK-së.
Kosova fazën e parë të përgatitjeve, e ka kryer në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, kurse fazën e dytë që përbëhet prej ndeshjeve miqësore, do ta zhvillojë jashtë kufijve.
Më 4 korrik, ekipi do të marrë rrugë drejt Talinit ku do t'i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Estonisë. Në total, Kosova do t'i luajë nëntë ndeshje miqësore para fillimit të eliminatoreve që nisin më 31 gusht dhe përfundojnë më 17 shtator. Kosova bën pjesë në Grupin E së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...