Foto: Koha

Një rus merr përsipër të udhëheqë Besën në Evropë

1 Gusht 2016 - 09:23      

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës në volejboll, Besa e Pejës, po bëhet gati për debutim në Ligën e Kampionëve. Por, ajo nuk kënaqet vetëm me pjesëmarrje.

Kryesia e skuadrës po bën përpjekje për të ndërtuar ekip të fortë dhe për këtë, është afër të angazhojë trajnerin e njohur rus, Vladimir Orlov, i cili së fundi ishte në krye të Përfaqësueses së Moldavisë, shkruan Koha Ditore.

Ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve Besa e zhvillon kundër ekipit nga Zvicra, Volley Amriswil, gjatë muajit nëntor, por zyrtarët e Besës qysh tash po mendojnë për ta kompletuar ekipin.

Do të transferohen edhe disa lojtarë të huaj, por për ta do të kujdeset trajneri i ardhshëm, kanë bërë të ditur të dielën zyrtarë të skuadrës. Pozitat ku do të përforcohet Besa me të huaj janë ato të teknikut, qendrës dhe pranuesit.... (Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...