Foto: Koha

IOC-i vesh Kosovën me “Nike”

1 Gusht 2016 - 09:04      

Uniformat me të cilat u paraqit ekipi olimpik i Kosovës gjatë ceremonisë së pranimit të flamurit shtetëror, ishin të përkohshme.

Ato të vërteta, që sportistët kosovarë do t'i bartin në Lojërat Olimpike "Rio 2016", janë të kompanisë së njohur të veshmbathjeve sportive "Nike" dhe janë të siguruara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka bërë të ditur të dielën, kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, shkruan Koha Ditore.

"Kompania e njohur e veshmbathjeve sportive 'Nike" është sponsor zyrtar i ekipit tonë olimpik. Sportistët tonë do t'i bartin uniformat e kësaj kompanie, të cilat janë dërguar në Rio tashmë. Uniformat aktuale janë të përkohshme. Me uniformat aktuale do të udhëtohet për në Rio, por njëkohësisht këto uniforma do të mbesin një kujtim i mirë për sportistët tanë", është shprehur Hasani.... (Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...