31 Korrik 2016 - 15:23
Jashtë shtegut, është e pamundur të harrohet se McLaughlin është ende vetëm 16-vjeçare. Ajo në Lojërat Olimpike do të marrë batanijen e saj me fat, atë të dekoruar me personazhet e filmit të animuar "Minions". Asaj i pëlqen të ngjyrosë thonjtë dhe po ashtu pëlqen të zhonglojë me top, është në gjendje të bëjë këtë edhe duke vozitur biçikletën, shkruan The Washington Post.
Në fakt, ajo hapi një klub të zhonglimit në shkollën e saj, Union Catholic në New Jersey.
"Pas Lojërave Olimpike do të fokusohem shumë në klubin e zhonglimit këtë vit, përcjell Koha Ditore. Do të mundohem të angazhoj më tepër anëtarë dhe shpresoj të performojmë së bashku më pas në ngjarje të mëdha", thotë McLaughlin.
Zhonglimi nuk është sport olimpik, kështu që McLaughlin duhet të kënaqet tash për tash me vrapime me pengesa, në të cilën ajo tashmë është një prej më të mirave në botë..... (Më gjerësisht lexoni sot në E diela me Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...