Foto: Koha

Haliti po e merr veten pas suspendimit “të padrejtë”

31 Korrik 2016 - 12:56      

Ahmet Haliti e ndan në dy periudha qëndrimin njëvjeçar te Bylisi nga Ballshi. Periudhën, nga vera e vitit 2015 deri në janarin e vitit 2016 e vlerëson goxha të mirë. Por, jo edhe gjashtëmujorin pasues. Madje, për të thotë se ishte më e vështira e karrierës së tij.

Thotë se ende nuk ka mundur të këndellet. Ka arsye të fortë për këtë. Ai është suspenduar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) për gjashtë muaj me pretekstin se së bashku me portierin kosovar Kushtrim Mushica dhe dy futbollistë nga Shqipëria kurdisën ndeshjen kundër Tërbunit.

Por, Haliti 27-vjeçar ngul këmbë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë plotësisht të pafajshëm. Këtë thotë do ta dëshmojë koha, shkruan Koha Ditore.

"Periudha e parë shkoi si është më së miri nga mikpritja e presidentit e deri te bashkëlojtarët. Pastaj vjen periudha më e vështirë në karrierën time. Ende nuk mund të reflektojë mirë se çka ka ndodhur", tregon vështirësitë që ende po i kalon Haliti. Ai është kthyer të luajë sërish në Kosovë, ka firmosur me kampionin në Ferronikelin.... (Më gjerësisht lexoni sot në E diela me Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...