Foto: Koha

Sylejmani, trajneri kosovar i Shqipërisë

31 Korrik 2016 - 11:59      

Albert Sylejmani ka një mision të radhës, që nuk është i lehtë. Sylejmani ka në dispozicion dy javë për ta përgatitur fizikisht një ekip për ndeshjet eliminatore të "Eurobasket 2017" që nisin në fund të këtij muaji, shkruan Koha Ditore.

Atij rolin e trajnerit kondicional ia ka besuar Antonis Constantinides, i cili është në krye të Kombëtares së Shqipërisë. Constantinides që për gjashtë muaj udhëhoqi Sigal Prishtinën drejt tripletës, ka vendosur që Sylejmani t'ia përgatit ekipin për eliminatoret e "Eurobasketit", të cilin e pati asistent drejt sukseseve në Ligën Ballkanike, Superligën dhe Kupën e Kosovës.

Sylejmani ndihet i nderuar me këtë ftesë dhe me padurim pret të fillojë punën. Ai punën te Shqipëria do ta nisë të hënën.

"Me insistimin e trajnerit Antonis, jam përzgjedhur si trajner zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë, trajner kondicional. Jam trajneri i parë që dal jashtë Kosovës, edhe pse bëhet fjalë për Shqipërinë. Antonisi ka pasur besim në punën time, pasi kam qenë asistent i tij", ka thënë Sylejmani.... (Më gjerësisht lexoni sot në E diela me Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...