Wenger: Është çmenduri çmimi i transferimit të Pogbas nga Unitedi

30 Korrik 2016 - 23:43      

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i ka quajtur “të çmendura” shumat që po paguhen për futbollistët.

Ai ka folur edhe për transferimin e mundshëm të Paul Pogbas drejt Manchester Unitedit për rreth 120 milionë euro, transmeton Koha.net.

“Është krejtësisht një çmenduri nëse e krahasoni atë me jetën normale. Kjo është e sigurt. Por, po jetojmë në një botë kur çdo aktivitet që është botëror bën shumë para. Futbolli është bërë një garë botërore dhe kjo është arsyeja që klubet mund ta bëjnë këtë. A ka kuptim se si lojtarët mund ta rikthejnë këtë investim? Askush nuk mund ta kalkulojë”, është shprehur Wenger, raporton Daily Mail.

Francezi më tutje ka thënë se një ditë lojtarët mund të transferohen edhe për 200 apo 300 milionë euro.

“Që kur jam në këtë sport gjithmonë kam thënë se rekordi nuk mund të shkojë më lartë dhe gjithmonë kam gabuar. Ndoshta në disa vjet do të jetë 200 apo 300 milionë, kush e di?”, është shprehur ai.

Wenger është kritikuar nga fansat e Arsenalit për mos shpenzimin e shumave të mëdha për transferimin e yjeve kryesor të futbollit, përderisa transferimi i tij më i shtrenjtë është ai i 2013 kur kishte transferuar Mesut Ozilin nga Real Madridi për 40 milionë funta.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...