Pehlivanët, krenaria e mundjes popullore

31 Korrik 2016 - 06:00      

Shishet e vajit zbrazen pa kursim. Duart fërkojnë trupin, që çdo pjesë të vajoset. Vaji përshkon në tërësi edhe kispetin, që duket se ka formën e pantallonave, por në fakt është veshje speciale e pehlivanëve, e prodhuar nga lëkura e kafshëve dhe peshon bukur shumë, shkruan sot Koha Ditore.

Kësisoj mundësit popullorë përgatiten për ndeshjet me kundërshtarët e tyre. Vajosja pehlivanit i shërben që gjatë përballjes, kundërshtarit t’i rrëshqasin duart dhe kështu t’i shmanget rrëzimit me shpinë në bar të gjelbër, përkatësisht humbjes.

Si përgatitja për përballje ashtu edhe ballafaqimi ndërmjet pehlivanëve përcillet me muzikë të tupanëve e surleve.

Sportistët popullorë realizojnë edhe një ritual kërcimi, me hapa para e prapa dhe me duart e ngritura lart herë njëra e herë tjetra të shoqëruara me muzikë popullore. Më pastaj të ndarë në grupe, nisin të ndeshen në dyshe. Përballjet mes pehlivanëve më të shquar mund të zgjasin shumë orë. Në piketë është edhe çështja e krenarisë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...