31 Korrik 2016 - 07:00
Mendjen e ka te topi. Te vijat e nëntëmetërshit është bashkëlojtari Xhelal Selmanaj. Me trupin të peshuar në këmbën e majtë, Selmanaj me flokët e gjatë e kaçurrela, duket se e njeh karakterin luftarak të Sojevës. Sojeva, tash i ndjerë, i shtrirë e zotëron topin.
Lidhja e fuqishme për fanellën e klubit të hendbollit Borci, nga Ferizaj, është pasqyruar nëpërmjet fotografisë së përfshirë në monografinë e Federatës së Hendbollit të Kosovës, “Hendbolli kosovar”, botuar në janarin e vitit 2014, një vit pas gjashtëdhjetëvjetorit të nisjes zyrtare të garave të këtij sporti në Kosovë.
“Shkallët e fushës në beton ishin plot. Ishte kënaqësi”, thekson Ilajz Rudari (70), tifoz i flaktë i skuadrës së atëhershme të Borcit. “Hendbolli ka qenë shumë i popullarizuar në qytet. Lojërat zhvilloheshin në fushën prapa stadiumit të qytetit”, shton Rudari, që vetë kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit të futbollit me të njëjtin emër... (shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...