Kelmendi: Do të ishte çudi të mbetem pa medalje olimpike

31 Korrik 2016 - 06:45      

Majlinda Kelmendi është e qetë. Nuk po ndien presionin e pritjeve të miliona shqiptarëve për medalje olimpike në “Rio 2016”, shkruan sot Koha Ditore.

Thotë se po përgatitet si për çdo garë tjetër dhe kjo është fitorja e parë e saj drejt lavdisë. “Unë për vete nuk kam ngarkesë para kësaj gare. Gjithçka po shkon mirë, formën e kam, përvojën po ashtu.

Aspektin psikologjik, tash më mirë se kurrë di ta menaxhoj, falë edhe ndihmës e përvojës së madhe të trajnerit Driton Kuka, kurse atëherë nuk kemi ditur. Tash po i bëj shumë gjëra dhe më janë bërë rutinë”, thotë xhudistja Kelmendi, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Kur thotë “atëherë”, i referohet Londrës, Lojërave Olimpike të para për të. Atëbotë përfaqësoi Shqipërinë dhe u ndal në xhiron e dytë krejt papritur, nga një garuese e pak e njohur. Por, nga ajo kohë, Kelmendi është rritur në çdo aspekt. Ka fituar dy tituj të botës, dy të Evropës e dhjetëra turne prestigjiozë. Është futur në një seri mbi 50 fitore dhe gjithë këto bënë që më 2014 të shpallej xhudistja e vitit në botë. (shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...