Kosova olimpike

31 Korrik 2016 - 07:30      

Fati më nuk kryen punë. Xhudistja Majlinda Kelmendi ka tejkaluar nivelin ku fati i mirë e ndihmon të fitojë garat, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri i saj, Driton Kuka, thotë se gjithçka varet nga forma. E nëse, sipas tij, Majlinda është në 80 për qind të formës së saj në ditën e garës, atëherë ajo do të shpallet kampione në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. E nëse kjo shkon në 90 për qind, atëherë do të shkelë gjithçka para vetes. “Nëse Majlinda është në 80 për qind të vetvetes, ajo do të bëhet kampione olimpike.

Xhudistet e tjera e kanë dëshmuar se nuk janë rivale të denja”, thotë trajneri që ka fituar gjithçka, pos medaljes olimpike. Këtë nuk e ka fituar as nxënësja e saj, Majlinda. Por më 7 gusht, pritet që kjo të ndodhë. Xhudistja kosovare është favoritja kryesore për të ngadhënjyer në kategorinë deri në 52 kilogramë... (shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...