Torres dëshiron të qëndrojë tek Atletico Madridi

30 Korrik 2016 - 19:15      

Sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres, ka thënë se dëshiron të luajë te klubi momental edhe pas skadimit të kontratës, të cilën e përfundon vitin e ardhshëm.

32-vjeçari Torres, vitin e shkuar shënoi 11 gola në 30 paraqitje në La Liga, me klubin e tij që përfundoi në vendin e tretë prapa kampionit, Barcelona, dhe rivalit të qytetit, Real Madridit.

Torres, i cili ka 110 paraqitje me Spanjën, e filloi karrierën në Atletico para se të nënshkruante me Liverpoolin në vitin 2007. Më pas, në vitin 2011 iu bashkua Chelseat, transmeton KTV.

“Kam këtu edhe një vit dhe mendoj që të luaj një sezon të mirë, të shënoj sa më shumë gola, të fitoj trofe e më pas të nënshkruaj kontratë përsëri. Jam 32 vjeçar dhe ndihem i fortë, ndihem se mund të luaj edhe për shumë vjet në nivele të larta”, deklaroi Torres para gazetarëve në Melbourne.

Atletico do të luajë të dielën përballë Melbourne Victory të dielën.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...