30 Korrik 2016 - 08:40
Kampiones së dyfishtë të botës dhe Evropës, flamuri iu dorëzua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Koha Ditore.
Për Kelmendin kjo ishte duartrokitja e dytë e gjatë, pasi më herët u nderua nga Thaçi edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave. Kjo medalje iu nda është shtatë sportistëve tjerë që krahas Kelmendit do të marrin pjesë në “Rio 2016”.
Të gjithë u ngjitën në skenë, me përjashtim të notarit Lum Zhavelli që është në SHBA për përgatitje.
Pas dorëzimit të flamurit, fishekzjarrët për disa minuta ndriçuan qiellin, kurse Kelmendi me krenari dhe buzëqeshje zbriti nga skena duke e valëvitur flamurin e Kosovës, të cilin do ta bartë në ceremoninë hapëse të LO “Rio 2016”, më 5 gusht.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...