Dhuna në Euro 2016, një tjetër dënim për tifozët rusë

29 Korrik 2016 - 21:33      

Javë vetëm 4 javë larg në kohë imazhet e kaluara të dhunës që mbizotëronin rrugët e Marsejës dhe Lilës në Europianin 2016 të futbollit, por nëse e gjithë bota dënoi veprimet e tifozëve rus, edhe jashtë kufijve të turneut po formalizohen gjithashtu sanksione.

Një gjykatë në Këln të Gjermanisë dënoi 4 huliganë rusë që u shpallën fajtorë për sulmin ndaj një grupi turistësh, ndërsa po ktheheshin nga një ndeshje e turneut emocionues të kësaj vere, transmeton tch.

Në arsyetimin e dënimit, gjykata e Këlnit i shpjegoi avokatëve se shtetasit rusë kishin abuzuar verbalisht me disa spanjollë, para se t’i godisnin rëndë në shesh, pranë katedrales së qytetit. 4 huliganëve iu dhanë dënime të pezulluara nga 10 muaj deri në 1 vit me mundësinë për ti lënë pas hekurave nëse brenda kësaj kohe do të bëjnë shkeljen më të vogël në Bashkimin Europian.

Por në mbrojtje të tifozëve të futbollit, doli avokati i rusëve. “Më shqetëson ky standard i dyfishtë i përdorur nga gjykata pasi nëse do ishin shtetas gjermanë, do liroheshin për dy orë. Në kontrast, rusët u burgosën për të bërë bujë”, tha një prej avokatëve mbrojtës.

Dhuna e huliganëve rus në Euro 2016 u verifikua si një problem më i madh se terrorizmi, madje një raport së fundmi ka dhënë fakte sesi në botërorin e ardhshëm, bandat do të jenë kërcënim real.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...