29 Korrik 2016 - 18:10
29 vjeçari i Barcelonës, pas dështimit që të triumfojë në Copa America kundër Kilit, kishte konfirmuar pensionimin nga ‘Albicelestet’, transmeton Koha.net.
Burime të familjes së Messit kanë deklaruar për Goal se përkundër përpjekjeve nga Federata e Argjentinës dhe Qeverisë ai nuk e ka ndërruar mendjen, ai nuk do të rikthehet më në kombëtare.
“Tani për tani ai nuk është pjesë e kombëtares së Argjentinës”, ka thënë thënë familja e Messit për Goal.
Federata ka planifikuar që ta pyesin Messin në caktimin e trajnerit të ri me Jorge Sampaolin dhe Marcelo Bielsan kandidatët favoritë.
Por, familja e tij kanë hedhur poshtë këto spekulime duke thënë se, “ai nuk i imponon trajnerët dhe as nuk i shkarkon ata”.
Dy ndeshjet e radhës të Argjentinës janë ndaj Uruguait më 1 shtator në Mendoza dhe pesë ditë më vonë luan në udhëtim te Venezuela.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...