Nga e premtja, në treg dy pulla postare me olimpistët e Kosovës

29 Korrik 2016 - 17:44      

Posta e Kosovës ka lëshuar të premten në qarkullim dy pulla postare për nder të pjesëmarrjes së parë të sportistëve të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike.

Besim Hasani falënderoi Posten e Kosovës për këtë dedikim dhe respekt ndaj sportistëve olimpikë, duke thënë se kjo dëshmon për përkrahjen që kanë dhe duhet ta kenë sportistët në Kosovë, si ambasadorët më të mirë të vendit, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha ka prezantuar edicioni e ri të pullave në një ceremoni të mbajtur së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës.

Kryeshefi ka përgëzuar KOK-un dhe të gjithë sportistët që pas një rruge të gjatë e të mundimshme arritën të realizojnë ëndrrën e tyre për pjesëmarrje të barabartë në Rio 2016.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për suksesin e sportistëve kosovarë, kryshefi Hoxha u ka dhuruar presidentit të KOK-ut, Besim Hasani dhe kampiones Majlinda Kelmendi, pullat postare të punuara në pllakë bronzi. Gjithashtu, ekipit olimpik i janë dhuruar njëqind pulla

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...