Publikohet lista e përfaqësuese së Kosovës në hendboll për kualifikimet EURO 2020

29 Korrik 2016 - 15:46      

Përzgjedhësi i ri i Kombëtarës së Kosovës në konkurrencën e seniorëve Taip Ramadani, bëri publike listën me emrat e hendbollistëve kandidat për Kombëtarën e Kosovës e cila këtë vit starton në garat e fazës së parë të kualifikimeve për EURO 2020 që mbahen në muajin nëntor 2016 dhe janar 2017, transmeton koha.net.

Kosova sipas shortit bënë pjesë në grupin “B” në të cilin janë edhe Turqia dhe Estonia, kombëtare solide te cilat në arenën ndërkombëtare janë të renditura më lartë se Kosova.
Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon sipas të gjitha gjasave më 2 nëntor në Ankara kurse ndeshjen e dytë më 5 apo 6 nëntor në Prishtinë. Kurse më 6 janar 2017 Kosova udhëton drejt Estonisë, që pastaj më 9 janar në Prishtinë të përmbyll fazën e parë kualifikese për EURO 2020.
Përzgjedhësi Taip Ramadani i cili debuton në këtë post në Kombëtarën e Kosovës, më herët ishte përzgjedhës i Australisë në dy Kampionate Botërore, kurse si lojtarë u paraqitë ne tri Kampionate Botërore dhe në Lojërat Olimpike ne vitin 2000 në Sydnei. Me sukses luajti edhe në disa skuadra evropiane dhe aziatike në karrieren e tij të pasur hendbollistike.
Kombëtarja e Kosovës grumbullimin do ta ketë më datën 2 gusht në ora 12:00 në ambientet e Hotel ”Prishtina” në Prishtinë, kurse stërvitjet do të mbahen në palestrën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë dy herë në ditë, por edhe në terren tjera sportive që i ka paraparë përzgjedhësi Taip Ramadani të cilit do ti ndihmojnë në këtë grumbullim edhe trajnerët Fatmir Muhaxheri, Jeton Havolli, Veton Hajrizi dhe Enver Tahiraj, ndërsa Ilir Konjusha fizioterapeut.
Emri dhe Mbiemri Pozita Klubi Shteti
Arbër Curri GK GK BESA Famiglia KOS
Flamur Gërbeshi GK GK HIF Karlskrona SWE
Edon Gashi GK GK Prishtina KOS
Haris Berisha KG GK BESA Famiglia KOS

Lindrit Fetahu LW LW Trepça KOS
Oltion Beshiri LW LW Prishtina KOS
Korab Syla LW LW Kastrioti KOS
Bajram Idrizi LW BESA Famiglia KOS
Enes Muranoviq LW Skånedäck i Eslöv AB SWE

Enis Kabashi LB LB Gjermani GER
Deniz Terziqi LB LB Trepça KOS
Egzon Gjuka * LB BESA Famiglia KOS
Endrit Abdullahi LB IFK Skövde SWE
Etrit Xhafolli LB LB SG VTB/Altjurden GER
Qëndrim Alaj LB LB Gjermani GER

Valon Dedaj CB CB TSV Fortitudo Gossau CH
Kreshnik Krasniqi CB CB AL SHAAB UAE
Roland Nreca CB CB MTC Wangen Roland GER
Kastriot Shala CB CB BESA Famiglia KOS
Vlerson Zherka CB CB Kastrioti KOS
Alban Haziri CB CB Zhegra KOS
Rijad Shabanaj * CB Prishtina KOS
Dymal Kernaja CB Baden-Wurttenburg GER

Kastriot Jupa PV PV BESA Famiglia KOS
Petrit Prekazi PV PV Prishtina KOS
Rron Ramadani PV PV Kastrioti KOS
Luigj Quni PV PV Horgen SUI
Jeton Bislimi PV PV Kastrioti KOS

Ylber Mjeku RB RB Prishtina KOS
Beni Syla RB RB Katrioti KOS
Ngadhnjim Xhafolli RB RB Dudelange LUX
Drilon Haxhimusa RB RB Kastrioti KOS

Florim Hoxha RW RW Prishtina KOS
Sharr Ramadani RW RW TSV St. Otmar SUI
Drilon Tahirukaj RW RW BESA Famiglia KOS
Albin Xhafolli RW RW WFL Gummbersbach GER
Valon Istrefi RW RW LIF Lindesberg SWE

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...