Khader i gatshëm të krijojë “valë” në pishinat e Rios

29 Korrik 2016 - 12:54      

Së bashku me motrën e tij më të vjetër Talitan, 17-vjeçari Baqlah Kader është pjesë e një gjenerate të re të talentuar që po shikon të fusë Jordaninë në hartën botërore të notit dhe tash ia ka vënë syrin pjesëmarrjes në lojërat olimpike "Rio de Janeiro 2016".

Khader është notari i parë nga Jordani që është kualifikuar me normë në Lojërat Olimpike dhe nuk ka marrë ftesë speciale. Ai kualifikimin e tij për garën 200 metra krol në "Rio 2016" e vlerëson si një prej arritjeve më të mëdha të tij deri më tash, në një nivel me tri medaljet e argjendta që i fitoi në Kampionatin e Azisë për të rinj, përcjell Koha Ditore.

"Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Kam ëndërruar për këtë moment duke shpresuar që të kem rastin madje edhe vetëm për të nuhatur erën e pishinës së Lojërave Olimpike. Por, tash do të garojë në të dhe në fakt do ta ndjej ujin në fytyrën time", thotë 17-vjeçari, raporton Olympic.org.

Tinejxheri modest thotë se gjithë këtë arritje ia ka borxh familjes dhe shoqërisë që i kanë dhënë atij forcë dhe besim për të arritur këtë synim sportiv. Prindërit e tij e kishin regjistruar atë për kurse noti në klubin e të rinjve “Al-Hussein” që kur ai ishte 5-vjeçar... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...