Foto: Reuters

Bolt i gatshëm të shkruajë historinë në Rio

29 Korrik 2016 - 10:30      

Xhamajkani Usain Bolt ka arritur në Rio de Janeiro një javë para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike, ndërsa është duke synuar të bëjë histori, duke u bërë sprinteri i parë që ka fituar tripletën e trefishtë në garat e sprintit të meshkujve.

Rekormeni i botës në 100 dhe 200 metra sprint, kishte kërkuar leje mjekësore, pasi u tërhoq nga garat kualifikuese në Xhamajkë për shkak të një problemi muskulor, përcjell Koha Ditore. Mirëpo, ai dëshmoi se është në formë të mirë fizike javën e kaluar kur fitoi garën në 200 metra në mitingun e Diamond Leagues në Londër, duke përfunduar me kohë 19.89 sekonda.

Ai po synon të bëhet njeriu i parë që ka fituar të artat në 100 metra, 200 metra dhe 4x100 metra sprint në tri edicione rresht të Lojërave Olimpike... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...