Rusët organizuan “Olimpiadë” për atletët e suspenduar

29 Korrik 2016 - 12:04      

Rusisë nuk i pëlqen të marrë përgjigje negative. Kështu që atletët e saj, të cilëve iu ndalua pjesëmarrja në lojërat olimpike "Rio de Janeiro 2016" për shkak të dopingut sistematik të sponsorizuar nga shteti, po organizojnë festën e tyre.

Të enjten, kryeqendra e Rusisë ka organizuar turneun e quajtur "Yjtë 2016". Agjencia ruse e lajmeve "TASS" ka raportuar se në turne kanë marrë pjesë rreth 135 atletë, përfshirë edhe një numër i madh i atyre të cilëve iu është ndaluar pjesëmarrja në "Rio 2016", përcjell Koha Ditore.

Më herët këtë javë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se mungesa e sportistëve rusë në "Rio 2016" do të ul intensitetin e garës dhe po ashtu spektaklin. Ai po ashtu ka thënë se sportistët në botë do të kuptojnë se pesha e medaljeve që fitojnë në Rio është tjetër pa sportistët rusë.

Në të vërtetë, lajmin për këtë turne e bëri të ditur kryetrajneri i skuadrës së atletikës së Rusisë, Yuri Borzakovsky, të mërkurën në të njëjtën ditë kur ekipi olimpik i Rusisë u përcoll për në "Rio 2016"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...