29 Korrik 2016 - 08:15
30-vjeçari, te Nuernbergu është transferuar si futbollist i lirë, pasi kontrata me St. Paulin i kishte skaduar në qershor, përcjell Koha Ditore.
Alushi ka firmosur kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi. Nuernbergu në edicionin e fundit nuk arriti të siguroj kalimin në Bundesligë, pasi në dy ndeshjet e barazhit nuk ia doli të mposhtë Eintracht Frankfurtin.
"Enis Alushi i sjellë përvojë të madhe ekipit tonë dhe do të na ndihmoj shumë në edicionin e ri, ku synim e kemi kthimin në Bundesligë. Ai është lojtar që merr përsipër përgjegjësitë dhe është i gatshëm ta udhëheqë ekipin. Jemi me fat që kemi arritur ta transferojmë", ka thënë drejtori sportiv i Nuernbergut, Andreas Bornemann... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...