“Rashica ideal për Ajaxin”

29 Korrik 2016 - 08:12      

Skuadra e njohur nga Holanda, Ajaxi, ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit kosovar Milot Rashica, kanë njoftuar të enjten mediumet holandeze.

Mësohet se Ajaxi tashmë ka kontaktuar skuadrën e Vitesses dhe për transferimin e Rashicës gjatë kësaj vere, është i gatshëm të paguajë një dëmshpërblim deri në shtatë milionë euro, përcjell Koha Ditore.

Është trajneri i ri i Ajaxit, Peter Bosz, ai që po insiston për transferimin e kosovarit. Bosz e njeh shumë mirë Rashicën, me të cilin ka punuar te Vitesse në fazën e parë të edicionit të kaluar. Ishte pikërisht, Bosz ai që afirmoi dhe i dha mundësinë Rashicës për të luajtur dhe treguar vlerat e tij në elitën e quajtur "Eredivisie". Rashica në edicionin e shkuar ishte ndër talentet më të dalluar në kampionatin holandez.

"Milot Rashica do të ishte një blerje shumë e mirë për Ajaxin, duke patur parasysh se është një talent në zhvillim e sipër, i cili edicionin e fundit shkëlqeu te Vitesse", ka shkruar e përditshmja "Volkskrant" të enjten. "Ajaxi ka mundësi për ta bërë këtë transferim dhe pas largimit të sulmuesit Milik, do të ketë nevojë për përforcime në fazën e sulmit".... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...