Foto: Koha

Ardhja e Doellmanit fut në “karantinë” Kosovën

29 Korrik 2016 - 08:02      

Stërvitja e së enjtes e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll ishte e veçantë për dy gjëra. E para, pasi ishte stërvitja e parë me dy amerikanë të natyralizuar, dhe e dyta, për shkak të pranisë së yllit të Barcelonës, Justin Doellman.

Doellman ka arritur të mërkurën mbrëma në Prishtinë dhe menjëherë të enjten është futur nën urdhrat e përzgjedhësit Arben Krasniqi. Edhe pse ishte vetëm stërvitja e parë për Doellmanin, ai nuk u kursye, shkruan sot Koha Ditore. Shkonte mirë me të gjithë bashkëlojtarët e tjerë dhe mundohej me përpikëri të zbatonte kërkesat e përzgjedhësit Krasniqi.

Krahas Doellmanit, në stërvitje ishte edhe Shawn Jones që iu bashkua ekipit një ditë më herët se Doellmani. Ndërkohë, Scott Bamforth është kthyer në shtëpi dhe pritet t'i bashkohet ekipit gjatë turneut në Itali, pasi gjatë asaj kohe, Jaren Sina ka obligime ndaj kolegjit të tij në SHBA dhe do të largohet për pak ditë.

Prej së enjtes e deri të hënën, seancat stërvitore të Kosovës do të mbahen të mbyllura. E gjithë kjo për shkak të kërkesave të mëdha të mediumeve për të intervistuar Doellmanin, i cili së fundi ka vazhduar kontratën edhe për dy vite tjera me skuadrën e Barcelonës... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...