Kombëtarja turke arrin në Prishtinë [video]

20 Maj 2014 - 15:11      

Pak para orës 14:00 ka aterruar në Prishtinë kombëtarja e Turqisë, e cila të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndërkombëtare me Kosovën.

Drejtuesit e futbollit kosovar, në krye me Fadil Vokrrin dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë pritur ekspeditën turke, së cilës i ka prirë përzgjedhësi Fatih Terim.

“Imperatori” për duelin me Kosovën ka përzgjedhur lojtarët më të mirë të Turqisë, përfshirë edhe mesfushorin e Borussia Dortmundit, Nuri Shahin, transmeton KTV.

Grupit të Turqisë i ka munguar Arda Turan, që do të luajë të shtunën në finale të Ligës së Kampionëve, Semih Kaya i dëmtuar dhe Burak Yilmaz që ka thyer rregullat e Terimit.

Kombëtaren turke në Aeroportin e Prishtinës, kishin dalë t’i presin edhe një numër i tifozëve turq në Kosovë, të cilët kanë thirr emrat e futbollistëve dhe të selektorit Terim.

Kosova dhe Turqia luajnë të mërkurën nga ora 18:00 në stadiumin Adem Jashari Mitrovicë.

© KOHA.net

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...