5 Shkurt 2017 - 08:33
U lind në vitin 1986 në fshatin Polac të Komunës Skënderajt, Kosovë. Kur ishte vetëm 6-vjeçare, në vitin 1992, u vendos në Suedi si refugjate së bashku me familjen e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Blerta ka diplomuar në studimet globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Geteburgut, Suedi, në qytetin ku është rritur. Gjatë studimeve ishte edhe anëtare e Bordit të Fakultetit School of Global Studies, ku i përfaqësonte interesat e studentëve. Ajo jashtë studimeve ishte edhe aktiviste e lëvizjes së grave, ku punonte vullnetarisht në organizatën për të drejta të grave, “Terrafem”.
Më 2011 jetoi në Prishtinë, ku e bëri internshipin/praktikën në Ambasadën suedeze, veçanërisht në Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar, Sida. Pas rikthimit në Suedi, në të njëjtin vit, vendos të angazhohet në Partinë Socialdemokrate të Suedisë, e cila është partia më e madhe në Suedi, që aktualisht qeveris bashkë me Partinë e Gjelbër Suedeze.
Në 2012 u punësua si ombudsman për Partinë Socialdemokrate dhe për organizatën rinore të saj. Në 2014 u bë njëra ndër themelueset e organizatës Klubi Socialdemokrat për Politiken e Sigurisë (SSÄK), ku u zgjodh edhe kryetare.
Hoti është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Barazi. Njëra ndër vlerat themelore që më shtynë përpara është qëllimi që të ketë barazi në shoqëri.
Barazia për mua është kusht paraprak për lirinë njerëzore ku secili individ vlerësohet i barabartë para ligjit, dhe ku u garantohen të drejtat njerëzore pa dallim etnie, besimi fetar, gjinie, klase ekonomike apo orientimi seksual... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...