Asgjë nuk i përket njërit më shumë se tjetrit

22 Janar 2017 - 08:30      

Arben Zharku është aktor dhe producent, aktualisht drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës. Është njëri nga themeluesit dhe ish-drejtor i festivalit “Skena UP”.

Në vitin 2004 ka diplomuar për Aktrim në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe në vitin 2009 ka diplomuar për producent filmi në EAVE, shkruan sot “Koha Ditore”. Ka punuar si menaxher në qendrën “Multimedia” në Prishtinë.

Si aktor ka luajtur në shfaqje teatrale dhe në filma të ndryshëm. Si producent ka qenë i përfshirë në produksione filmike të ndryshme, duke u përpjekur për të ndërtuar infrastrukturën përkatëse dhe bën përpjekje për të zgjeruar njohuritë e veta, duke fituar përvojë nga ekspertë ndërkombëtarë të prodhimit të filmit.

Ka fituar çmime ndërkombëtare si producent në Abu Dhabi Film Festival dhe Robert Bosch Stiftung. Ka qenë anëtar jurie në shumë festivale ndërkombëtare të filmit. Është anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit.

Zharku është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Puna. Është pjesë e pandashme e jetës sime. E vetmja punë që bëj është ajo që më vjen nga shpirti dhe që e bëj me shpirt, duke filluar prej punës sime si aktor, si producent, pastaj menaxhimi i festivalit “Skena Up” dhe i qendrës “Multimedia” për 11 vjet, dhe punën që e bëj tani si drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...