Të jesh nuk është rastësi

15 Janar 2017 - 08:33      

Ilire Vinca, ka luajtur në shumë filma vendor e ndërkombëtarë, si “Burrnesha” nga Laura Bispuri dhe “Falja e gjakut” nga Joshua Marston me të cilët u prezantua edhe si aktorja e parë shqiptare në konkurencë zyrtare të Festivalit të filmit - “Berlinale” në edicionin e 61-të dhe 64-të.

Ka luajtur edhe në zhanrin horror në filmin “Bloodlands” nga Steven Kastrissios , premiera e të cilit pritet së shpejti në Australi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ilirja në teatër ka luajtur role të shumta nga Shakespeare, T. Williams, Tom Stoppard, Ibsen, me regjisorë të ndryshëm që nga Amerika Veriore, Britania e madhe, Bosnia dhe Hercegovina dhe me këto shfaqje është prezantuar në shumë festivale si në Festivalin e teatrit në Norvegji, Off-off Broadway NY në dy gjuhët shqip e anglisht.

Punon në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës që nga 1996, është e certifikuar nga Nottingham Playhouse edhe si edukatore për mosha të ndryshme. Ajo është edhe këngëtare mexo soprano dhe e ushtron këndimin si hobi, praktikon Joga dhe meditimin transcendental.

Vinca është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Dashuria. Burimi i jetës dhe kuptimi i vërtetë i çdo njeriu është dashuria, prej saj vijmë në jetë e japim jetë, është pasuria më e madhe që na dhuron natyra, të duash, të të duan.

Është frymëzim i pashtershëm, thuren vargje, këngë, drama, filma, piktura, ajo është triumfuese në çdo kohë e situatë, është aq e madhe dhe e llojllojshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...