18 Dhjetor 2016 - 08:30
Në vitin 1999, me mbi 40 karikatura ai realizoi ekspozitën e tij të parë në Francë. Me eksperiencën e artit pamor ai hyri në botën e montazhit të filmit dhe reklamave, ku punoi mbi 50 projekte të ndryshme vizuale. Studioi për fotografi dhe film në institutin “Gjon Mili” në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Regjinë e filmit dhe masterin i përfundoi në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2010 themeloi produksionin e tij “AJO Pictures” për prodhimin e filmave dhe reklamave komerciale.
Si regjisor dhe producent i filmit ka punuar në shumë filma të shkurtër dhe dokumentarë, të cilët kanë qenë pjesë e shumë festivaleve ndërkombëtare prestigjioze të kategorisë A dhe B si: “Warsaw Film Festival”, “Melbourne Film Festival”, “Tampere Film Festival”, “Cinequest Film Festival”, “Abu Dhabi Film Festival”, “Cleveland Film Fest”, “Cine de Huesca”, “Curta Cinema Rio de Janiero Film Festival”, etj.
Filmi i tij i fundit “Kolona” ka fituar 18 çmime ndërkombëtare, si dhe ka qenë në garë për nominim për “Oscar” në kategorinë e filmit të shkurtër me nominim nga “37th Cleveland Film Festival 2013 - Best Live Action Short (Oscar Qualifier for Nomination)”.
Ujkan Hysaj po ashtu është fitues i çmimit vjetor për kinematografi “Bekim Fehmiu” për vitin 2013, çmim i cili ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
Hysaj është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Trungu familjar. Krejt më thoshin që i kam ngjarë gjyshit, hunda, goja, sjellja e mimikat e fytyrës. Edhe kur nuk ka dashur të flasë, ai ka shprehur një gjendje emocionale.
Shpesh njerëzit më pyesin se ç’kam? Unë humbas, mendoj diçka dhe subjekti i asaj çka shoh reflekton në fytyrën time... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...