Dashuria duhet të mbizotërojë edhe aty ku ka kritikë e pakënaqësi

11 Dhjetor 2016 - 08:33      

Flaka Goranci, u lind në Kosovë. Studimet për solo-këndim i përfundoi në Akademinë e Muzikës në Tiranë, kurse ato master në “Buchmann-Mehta school of Music” ne Tel-Aviv, Izrael.

Në Vjenë ndoqi studimet postdiplomike për Liedet dhe këngët gjermane, franceze, spanjolle, angleze etj., si dhe për oratorio, shkruan sot “Koha Ditore”. Në moshën 22-vjeçare debutoi me rolin e Rosinës nga opera “Il Barbiere di Siviglia” e G. Rossiniit në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.

Është fituese e bursës për këngëtarë të rinj opere nga fondacioni gjerman i Hilde Zadek, si dhe ka marrë disa çmime në konkurse ndërkombëtare! Role të tjera të realizuara në Tiranë, Izrael dhe Vjenë jane: Dorabella, Cherubino, Die Mutter, Ida, Dido dhe Bojana.

Ka punuar me regjisorë dhe dirigjentë të njohur si: Nikolaus Harnoncourt, Enrico Delamboye, Manfred Mayrhofer, Vittorio Parisi e të tjerë. Po ashtu ajo ka realizuar edhe tri role kryesore në shfaqjet muzikore teatrale të regjisores amerikane Ellen Stewart të vëna në skenën e Bienales së Venecias, Teatrin e Butrintit dhe në Kosovë. Ne vitin 2015 bashkë me ansamblin “Dielli” që përfshin edhe instrumentistë nga Filarmonia e Vjenës, realizoi në Vjene CD-në internacionale me këngë shqiptare të përpunuara, “Albanian Flowers”.

Më 2016 interpretoi rolin e Olges nga “Eugene Onegin” Tchaikovsky në Festivalin e Operës në Alden Biesen, në Belgjikë. Në vitin 2017 do të debutojë me rolin e Carmen nga opera “Carmen” nga Bizet dhe Anita nga muzikali “West side story” të Bernstein në Vjenë si dhe do të mbajë disa koncerte në Austri e jashtë Austrisë. Po ashtu do të ketë eksperiencën e parë si asistent-regjisore në operën “Il Trovatore” të G. Verdit në Operën shtetërore të Vjenës.

Goranci është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Teatri i Operës dhe i Baletit në Kosovë, nuk duhet të shihet si një ndërtesë luksi.

Teatri i operës dhe baletit është një vend pune ku ushtrohet aktiviteti i orkestrës, koristëve, solistëve, balerinëve, dirigjentëve, dramaturgëve, regjisorëve, skenografëve, kostumografëve, grimerëve të teatrit, teknikëve të skenës e shumë e shumë të tjerë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...