Koha është i vetmi armik në jetën time

20 Nëntor 2016 - 11:53      

Ernest Meholli u lind më 19 shkurt të vitit 1980, në Mitrovicë, ku edhe përfundoi gjimnazin. Qysh nga mosha 11-vjeçare Ernesti ka qenë i interesuar për film. Bashkë me vëllanë dhe shokët e tij kanë xhiruar komedinë e parë shqip në vitin 1991.

Në moshën 19-vjeçare është vendosur në Holandë, ku vazhdoi realizimin e ëndrrave në drejtim të filmit. Në vitin 2005 ka diplomuar në akademinë e arteve “AKI”, kurse në vitin 2009 diplomoi për regji filmi në akademinë e mirënjohur të filmit “NFTA” të Amsterdamit, ku edhe diplomoi me filmin e shkurtër shqiptaro-holandez “Iliriana”, që u shpërblye me shumë çmime edhe në Kosovë.

Gjatë studimeve dhe pas diplomimit punoi si regjisor e skenarist në projekte të ndryshme filmike në Holandë. Në vitin 2011 filloi me skenarin e filmit të parë të gjatë “Gone Back”, me aktorë shqiptarë dhe holandezë. Ky film u dha premierë botërore në Amsterdam dhe më pas në Kosovë në “PriFest”, ku fitoi edhe Çmimin e Publikut. “Gone Back” u shfaq në festivale të ndryshme në botë dhe mori disa çmime.

Ernest Meholli është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Dashuria për prindër është pasuria më e madhe që mund të kesh. Respekti dhe dashuria për prindër tregon nivelin njerëzor se ku gjendesh në jetë. Ata janë të vetmit që i ke dhe që janë në gjendje të vdesin për ty, të vetmit që të duan pa interes e kompromis.

Jashtë jetës sime private, ngarkesave të filmit, kompanisë, pikturimit tash e 11 vjet sa jetoj në Amsterdam, gati rregullisht çdo javë i bëj 400 kilometra që t’i shoh prindërit, vëllanë dhe nipat. Kam fat t’i kem prindërit dhe mendoj se nuk bën të shkojë dita pa ua kthyer atë dashuri që e meritojnë.

Idetë për një film ose pikturë janë për mua një nga gjërat më interesante dhe i shoh si dhuratë nga nënvetëdija e paanalizuar dhe eksperienca jonë jetësore.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...