13 Nëntor 2016 - 08:33
Tri shfaqjet e saj të fundit, “Yue Madeleine Yue”, “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, “Shembja e Kullës së Ajfellit”, “Lufta në kohën e dashurisë”, “S’ka problem, Kein problem” dhe “Një shfaqje teatri me katër aktorë…”, janë prezantuar nëpër shumë teatro dhe festivale, lokale dhe ndërkombëtare, e që përfshijnë edhe: International Festival of the Contemprary Theater euro-scene Leipzig, zoom Festival Rijeka, CZKD Belgrade, Teatri Kombëtar Shqiptar, Teatri Kombëtar i Kosovës, CTC Skopje, Volkstheater Vienna, Teatri i Qyetit të Gjilanit, Théâtre Nouvelle Génération, Divaldo Evropskÿch Regionû, Babel Festival – Rumania, ExPonto – Ljublana, Volkstheater Vinna, VIE Modena – Italy, Schlathaus Theatre Bern ect.
Ajo studioi psikologjinë në Université Lumière Lyon 2, Regji teatri në Fakultetin e Arteve në Prishtinë dhe kreu studimet master në Universitetin Sveti Kirilov, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me shfaqjen e saj, Shembja e Kullës së Ajfellit, në janar 2014, në festivalin “Flaka e Janarit”, u shpërblye me çmimin për Regjinë më të mirë dhe me shfaqjen e saj të fundit, në tetor 2016, po ashtu u shpërblye me çmimin për Regjinë më të mirë, në Festivalin e Teatrove në Ferizaj.
Rrustemi-Neziraj është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Prishtina. Me gjithë faktin që ky kryeqytet nuk është parajsa e mundësive, personalisht e konsideroj si vendin më të mirë për të jetuar.
Edhe pse para shumë viteve tentova të jetoja/studioja jashtë vendit, dhe qyteti ku qëndrova për gjashtë vite me radhë ishte ‘përrallor’ dhe me shumë mundësi për zhvillim personal, prapëseprapë mora vendimin të kthehem në qytetin tim shumë të dashur... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...