6 Nëntor 2016 - 08:38
Shkollim fillor dhe të mesëm i ka përfunduar në vendlindje, studimet në Fakultetin e Arteve, Dega Dramaturgji, në vitin 2003, shkruan sot “Koha Ditore”. Aty ka përfunduar edhe studimet postdiplomike, ku ka marrë titullin “Magjistër i dramaturgjisë”, në vitin 2007.
Ka shkruar disa skenarë për filma të metrazhit të shkurtër, të cilët janë shfaqur brenda dhe jashtë vendit. Është autor i skenareve të filmave të matrazhit të gjatë “Tri dritare dhe një varje” dhe “Home sweet home”, të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Fondi për film i Maqedonisë. Të dy këta filma janë përzgjedhur si kandidatët e Kosovës për nominim për çmimin “Oscar”.
Deri tani këta filma kanë marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare si “Karlovy Vary Film Festival”, “Festival Cinéma du monde de Sherbrooke”, Kanadë; Fribourg University”, Gjermani; “Tetouan Film Festival”, Morocco; “8th Panorama of the European Film Festival”, Egjipt; “Motovun International Film Festival”, Kroaci; “Jerusalem International Film Festival”, Izrael’ “Goteborg International Film Festival”, Suedi; “Palm Springs International Film Festival”, ShBA; “Washington DC International Film Festival”, ShBA e shumë të tjerë.
Filmi me skenar të tij, “Tri dritare dhe një varje” nën regji të Isa Qosjes ka marrë disa çmime si ai “Best of Fest” në “Washington DC International Film Festival”, “Bridging the Borders Special Jury Award” në “Palm Springs International Film Festival”, “Best Feature Film - In The Spirit of Freedom Competition” në “Jerusalem International Film Festival” e shumë të tjerë.
Filmi “Home Sweet Home” nën regji të Faton Bajraktarit u dha premierë ndërkombëtare në “Karlovy Vary Film Festival”. Prej këtij viti Zymberaj është anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit.
Kelmendi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Ideja. Shkëndija e vogël nga ku lindin vepra të mëdha. Me pëlqen dhe e përdor shumë një thënie se “idetë të cilat ne nuk e dimë se i kemi, na kanë ne” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...