30 Tetor 2016 - 08:30
Punoi gazetar, komentues, reporter, redaktor mbi 20 vjet në “Rilindja”, deri në mbyllje të saj në vitin 1990, në rubrikën e Politikës së Jashtme, shkruan sot “Koha Ditore”. Ka raportuar nga ngjarje të shumta ndërkombëtare në Evropë, Afrikë dhe Azi.
Katër vjet, 1992 -1996, ishte redaktor përgjegjës i “Rilindjes” që u botua në Perëndim, Zvicër. Në vitin 1998 u zgjodh kryeredaktor i gazetës “Bujku”, e cila, pasi iu rikthye emri “Rilindja” u botua në Prishtinë nga 22 shkurti 1999 deri në fillimin e bombardimeve të NATO -s kundër Serbisë, më 24 mars 1999.
Më 2 prill 1999 u deportua jashtë Kosovës. Nga Bllaca shkoi në Korçë e në Tiranë e pastaj në Strasburg, ku qëndroi deri në dhjetorin e vitin 1999. Nga 1999 deri në prillin e vitit 2011 punoi në gazetën “Zëri”. Aktualisht punon në Koha.net.
Ka botuar librat: “Rozafa” (tregime, Rilindja 1990, Prishtinë ), “Vezët e vdekjes”, (roman, Dukagjini, 2001, Pejë), “Ofelia e Dukagjinit” (tregime, Rozafa, 2004, Prishtinë), “Guri i Vashës”, (roman, Botimet KOHA, Prishtinë, 2012), “Portat e Pejës” (roman, Botimet KOHA, 2015). Ky roman në vitin 2014 mori çmimin “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë të vitit.
Ka përkthyer nga frëngjishtja: “Mirëdita pikëllim”, Françoise Sagan, “Dashnori”, Marguerite Duras, “Ilirja”, Flora Dosan, “Hajni dhe qentë”, Nagib Mahfuz, “Kosova-rrëfime për ndërtimin e një shteti”, grup autorësh francezë, etj.(Botimet KOHA, 2015). Ka bashkëpërkthyer: “Akrobatët”, Kostas Valetas, “Figurat”, Gérard Genette. Në vitin 1999 në Strasbourg është përfshirë si krijues nga Kosova në revistën letrare “Mieteleuropa” me tregimin “Formula alkimike”.
Kelmendi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Arka. Të gjithë e kemi nga një Arkë. Do të thosha të Noes. Arkë origjinale. Që e mbajmë në kokë ose në shpinë. Virtuale. Me qëllim që të ruajmë ose t’i konservojmë speciet tona mendore e imagjinare.
Pasi të tjerat, të të tjerëve, nuk na pëlqejnë. Këtë arkë, sikur arkat e tjera, e mendoj katrore, pa sirtar. Dhe në të aq shpesh vetë i gjuajmë pa ndonjë sistemim gjësendet tona, edhe ato mendore. Këto na përcjellin gjithë jetën dhe kështu e humbim përgjithmonë çelësin e saj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...