Arti është ide

23 Tetor 2016 - 08:30      

Ismet Jonuzi është skulptor, profesor në Fakultetin e Arteve prej vitit 1994. Ishte fitues i rezidencës “Cite International des Arts Paris” në vitin 1987 si dhe “Heinrich Boell Stiftung” në Gjermani më 1997.

Organizoi mbi 20 ekspozita personale në vend dhe jashtë vendit në galeri të njohura siç janë Galeria e Arteve e Kosovës (1983), Leopold Hoesch Museum Duren, Gjermani (1997), Cite Internationale Des Arts, Paris (1987), Studio e Galerisë Karas në Zagreb, Kroaci (1986), Galeria Nacionale Shkup (2005) etj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ekspozoi në shumë bienale prestigjioze ndërkombëtare të artit mbi 70 ekspozita me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar në mbarë botën si në Gjermani, Francë, Amerikë, Zvicër, Angli, Poloni, Çeki, Spanjë etj.

Ekspozoi në 5 edicionet e Bienales Ndërkombëtare të Vizatimit në Pilsen të Çekisë nga viti 2006. Vizatimet e tij u zgjodhën ndër më të mirat e Bienales ku u mbajt ekspozita me titull “The best works of the Biennial of Drawing Pilsen 2008 – 2010”.

Është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare ndër të cilat Çmimi Grand Prix në Bienalen IV ndërkombëtare të vizatimit në Melburn, Australi (2007), Çmimi i parë për skulpturë në ekspozitën: Çmimi Muslim Mulliqi - Galeria e Arteve Prishtinë (2006); Çmimi i Nderit në Bienalen V ndërkombëtare të vizatimit në Melburn, Australi (2009), Çmimi i parë në ekspozitën ndërkombëtare “ART Revolution Taipei” (2012 ) e të tjerë.

Është pjesëmarrës i disa simpoziumeve ndërkombëtare të skulpturës siç janë: “Parkraum 2000” Duren, Gjermani, 2006 , “Circulo de Arte Toledo International Artist”, Spanjë, “X Internationale Bildhauer Symposium”, Davos, Zvicër (2014), “9th International Open-Air Sculpture Symposium” Poznan, Poloni (2015) e të tjera.

Jonuzi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Rrugëtimi im artistik, 30 vjet - i gjatë, ka rezultuar me eksperimente të shumta si në vizatim, skulpturë, pikturë, instalacion, intervenim në natyrë dhe performanca në hapësirë.

Në punën time çdo gjë ka filluar me vijën... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...