Arti kinematografik është armë kundër vetmisë

9 Tetor 2016 - 08:30      

More Raça u lind më 4 qershor 1992 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në Prishtinë, ku pastaj vazhdoi edhe studimet në Universitetin e Prishtinës për regji filmi.

Filloi të merrej me regji të filmit nga mosha 18-vjeçare dhe realizoi disa filma të shkurtër studentorë, shkruan sot “Koha Ditore”. Në vitin 2012 u shpërblye me çmimin “Filmi më i mirë kombëtar” për filmin “The journey” në “Skena UP International Film Festival”.

Në vitin 2013 realizoi filmin e shkurtër me titull “Amel”, i cili mori pjesë në dhjetëra festivale ndërkombëtare dhe ku u shpërblye me këto çmime: “Best International Student Award” në “Silk Road Film Festival” (Dublin), “Best Screenplay Award” në “Asterfest International Film Festival” (Maqedoni), “Jury Special Mention” në “Durrës International Film Festival” (Shqipëri), “Special Award for Human Values” në “Tetova International Film Festival”, “EuroSig Award” në “Balkan Film Festival” (Shqipëri), “Special Jury Prize” në “Fano International Film Festival” (Itali), “Audience Award” në Cortolmola Film Festival (Itali), “Special Prize Audience Award” në “International Women’s Festival (Armeni).

Gjatë viteve 2015 dhe 2016 ka realizuar dy cikle dokumentaresh “Nostalgjia e rokut kosovar” dhe “Legjendat e sportit kosovar” prodhim i platformës “Digitalb”.

Në vitin 2016 ka realizuar projektin filmik me metrazh të shkurtër “Home”, i cili premierën botërore e pati në festivalin prestigjioz “Raindance Film Festival” dhe po ashtu u selektua në konkurrencë zyrtare në “St. Louis International Film Festival”, festival ky që fituesve u jep mundësi për aplikim për “Oscars”.

Raça është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Arti. Çka kuptojmë kur e dëgjojmë fjalën “art”? Çfarë raportesh kemi unë dhe arti? A shoh artin në jetë, apo jo? A është arti ai që e pasuron shpirtin e njeriut apo arti është ai që bën krahasimin mes njerëzve apo ndasi nga njëri-tjetri.

A është arti ai që e mbyt të keqen apo është ikje nga realiteti i njerëzve të cilët nuk i përshtaten shumë mirë jetës së rëndomtë? Të gjitha këto pyetje do t’ju krijojnë një qëndrim për artin, të cilin ndoshta nuk e keni pasur ndaj artit. Ky është qëndrimi im për artin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...